Kryeministri Edi Rama lidhur me vaksinat kineze dhe ruse kundër covid-19, është shprehur se nuk u janë mbyllur dyert nga Shqipëria por për momentin ato nuk janë gati.
Rama ka shtuar se është zgjedhur kahu i vaksinave Perëndimore për shkak se Shqipëria është pjesë e familjes Evropiane.
“Vaksinat në kahun lindor nuk është se janë gati. Nuk është se ne i kemi mbyllur derën. I kemi zgjedhur në krahun Perëndimor se ne jemi pjesë e familjes Evropiane pa lojëra me dy porta. Së katërti jemi në kushtet ku po e zbatojmë planin tonë. Vonesa e krijuar është vonesë jo kronike dhe e thash se kemi marrë konfirmimin se në mes të shkurtit dhe brenda shkurtit do bëhet lëvrimi i sasisë së premtuar nga Pfizer. Jemi në negociata me AstraZeneca-n” ka thënë Rama.