Variantet e Covíd-19 po ké rcë noj në botën. Po rriten gjithnjë e më shumë ínfektimet dhe kjo për shkak se disa prej varianteve janë shumë ngjitëse. Prandaj, sipas ekspertëve të shëndetit tani është më e rëndësishme se kurrë të vazhdojmë të respektojnë rregullat, si distancën, màskat etj. Ndër llojet më shqetësuese është varianti shumë ngjitës B.1.1.7, i identifikuar së pari në Mbretërinë e Bashkuar, që sipas Qendrës Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve Infektíve, mund të bëhet variant mbizotërues në mars.

Sipas Dr. Anthony Fauci për SHBA-ja ka dy mjete të fuqishme që mund të ndihmojnë kundër përhapjes së varianteve. “Të dyja mënyrat se si ne mund t’i kundërvihemi varianteve në fakt bazohen te një gjë. Të vazhdojmë të ndjekim të njëjtat rregulla për të cilat flasim gjatë gjithë kohës.”,- tha ai. Te këto rregulla përfshihen mbajtja e màskave, distancimi, qëndrimi larg zonave të mbushura me njerëz dhe larja e duarve.