Kombinatasit nuk duhet t’i besojnë 4 vitet e tyre të ardhshme një studenteje me 5-sa të LSI-së. Nga Kombinati, kryebashkiaku Veliaj, zhvilloi një takim me komunitetin e zonës, ku nënvizoi rëndësinë që qytetarët duhet t’u japin kandidaturave për deputetë.
“Partia Socialiste ka sjellë në Kombinat Belinda Ballukun, ministren më të fuqishme, sepse zona më e prekur nga tërmeti do edhe njerëzit më të fuqishëm. Shikoni palën tjetër kë ka sjellë: E dëgjoja Monikën kur thoshte, “kjo është nxënëse e shkëlqyer, farmacistja me 10-ta”. Pashë dëftesën, ajo ishte me 5-sa. Po pse, ngelësat e Monikës do votojë Kombinati?! I bie që Kombinati të mos ketë pikë dinjiteti për veten e vet që të pranojë se më e mira e shoqërisë sonë është dikush që mbaron me 5-sa. Me 5-sa në kohë pandemie, doktoresha me 5-sa, farmacistja me 5-sa, dhe e kupton pastaj si i kemi punët me këta kundërshtarët tanë,” u shpreh Veliaj.
Nga ana tjetër Veliaj ka ironizuar edhe kandidaturën e Partisë Demokratike, e cila ka vendosur në Kombinat kreun e forumit rinor, Belind Këlliçi. “Partia tjetër ka sjellë në Kombinat atë të FRPD-së. Ai është dhëndër në partinë tonë. Do na shajë sa të kapë vendin aty, por jam i sigurt që do jetë i pari që do i hidhet Lulit në fyt kur të humbin zgjedhjet,” deklaroi Veliaj.