Kosova do të festojë më datë 16 shkurt 13-vjetorin e Pavarësisë, një ditë e shënuar për shqiptarët. Ndaj, për ta bërë edhe më të veçantë, Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur të organizojë një takim miqësor mes veteranëve Dardanë dhe atyre të Shqipërisë. Këtë lajm e ka bërë të ditur FFK, e cila thekson se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në orën 12:00.
“Në kuadër të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 16 shkurt, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, do të organizohet ndeshja ndërmjet veteranëve të futbollit të Kosovës dhe veteranëve të futbollit të Shqipërisë.
Ky aktivitet organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës. Ndeshja fillon në orën 12:00, derisa për shkak të situatës me pandeminë edhe ky event do të zhvillohet pa praninë e tifozëve” shkruhej në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.