Mbrëmjen e djeshme në “Dua të të bëj të lumtur” ishte Marjusi. Ai i shprehu dashurinë bashkëshortes së tij, Hanës, duke i kërkuar një mundësi të dytë për të vazhduar me martesën e tyre, pavarësisht të gjithë vështirësive.

“Hana, të solla këtu për të të thënë që ne bashkë do t’ia dalim. Sa më shumë dashuri do të ketë mes nesh, aq më të fortë do të jemi, bashkë me fëmijët. Të kërkoj që të mos mërzitesh për gjendjen tonë”, i tha Marjusi.

Ai i kishte shkruar dhe letra shumë të bukura dashurie: Ti je arsyeja që unë po jetoj, do jem aty sa herë të kesh nevojë. Më tej, Marjusi i propozoi martesë për herë të dytë partneres. Ai u ul në gjunjë para saj, duke i vendosur unazën në gisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)