Mbrëmjen e djeshme, ndërsa shumë njerëz bëheshin gati të flinin, në “Zonën e Lirë” të Arjan Çanit ndodhte një debat titanësh mes dy personazheve, që për etikë të gazetës, nuk po i përcaktojmë për atë që janë në të vërtetë, por thjesht si analistë, ashtu siç vetëquhen dhe i prezantojnë në publik.

Debat i thënçin në fakt, se ishte thjesht një sherr rrugësh, ku njëri e akuzonte tjetrin se ishte homoseksual, meqë ndiqte 35 meshkuj në rrjetet sociale, ndërsa tjetri i përmendte gruan, se ia mbanin mirë shokët.

Madje, i akuzuari si homoseksual, ishte gati të kryente një akt seksual live në emisionin e Çanit, me një femër kuptohet, për të na treguar se nuk ishte gay, por hetero.

Por, ndërsa në studio zhvillohej ky debat epokal, një kollos i mendimit politik dhe filozofik, Agron Gjekmarkaj, ishte në botën e vet.

Ndërsa i akuzuari si homoseksual po bëhej gati për një akt seksual në studio, kameramanët “kopilë” në fakt ishin të fokusuar në një tjetër akt fizik, që po kryhej nga Agron Gjekmarkaj, i cili siç shihet, po e shijonte në maksimum.

Çfarë të mbetet të thuash më shumë!