Napoli ka marrë një rezultat zhgënjyes në javën e 21-të të Serie A. Skuadra e Gennaro Gattuso-s, në fakt, është mundur 2-1 në fushën e Genoa-s.
Sfida e Luigi Ferraris është vendosur nga dy gola të shpejtë të shënuar nga Goran Pandev në pjesën e parë.Napoli ka ngushtuar diferencat me Politano-n në minutën e 79-të, por nuk ka arritur të shmangë humbjen. Axurrët mbeten në vendin e pestë me 37 pikë, ndërsa Genoa është ngjitur në të 11-in me 24 pikë.