Objektivi numër një i çdo presidenti të ardhshëm të Barcelonës që do të dalë nga zgjedhjet e marsit do të jetë qëndrimi i Lionel Messit. 33-vjeçari dëshiroi të largohet verën e kaluar, me Manchester Cityn që ishte favoriti numër një për të rrëmbyer gjashtë herë më të mirin në botë.
Por, presidenti i atëhershëm, Josep Maria Bartomeu, refuzoi diçka të tillë dhe e mbajti atë të paktën edhe për një vit.
Atij do t’i skadojë tani kontrata në qershor dhe do të jetë lojtar i lirë të nënshkruajë me këdo skuadër, me Cityn dhe PSG-në që mbesin si opsione për Leon.Megjithatë, Joan Laporta, i cili dikur ishte president i Barcelonës, në kohën kur klubi theu rekordin duke fituar gjashtë trofe brenda një sezoni, ka deklaruar se do të bëjë çmos për ta mbajtur Messin. Në një video të publikuar në ambientet e klubit, Laporta u gjend para një fanelle të Messit dhe u pyet se çfarë do t’i thoshte atij nëse do ta kishte këtë moment përballë.
Laporta menjëherë u përgjigj: “Do të të bëjë një ofertë të cilën s’mund ta refuzosh”, derisa e puthi më pas.
Laporta: “I’m going to make you an offer you can’t refuse”
Don Joan Laporta Estruch ?
pic.twitter.com/AOM9Wu6RcN— Messi Worldwide (@Messi_Worldwide) February 26, 2021