Kryeministri Rama deklaroi sot se Shqipëria ka marrë një vlerësim të rëndësishëm nga Njësia e Inteligjencës e prestigjozes ‘The Economist’, duke kaluar në një kategori më të lartë sa i përket Indeksit të Demokracisë.
Ky është vlerësimi më i lartë për vendin në 30 vite, ku Shqipëria për herë të parë klasifikohet përkrah SHBA-ve dhe vendeve të Bashkimit Europian.
“Në vlerësimin e fundit të raportit prestigjoz ndërkombëtar “Indeksi i Demokracisë” nga Njësia e Inteligjencës së prestigjozes ‘The Economist’ për vitin 2020, Shqipëria për herë të parë pas tre dekadash ka një rritje dhe praktikisht një kapërcim, sepse ka dalë nga kategoria ‘regjim hibrid’ për të kaluar në një kategori më të lartë. Faktikisht në 2006 Shqipëria ka figuruar për herë të parë në renditjen e ‘The Economist’, dhe deri në 2013 trend në rënie për indeksin e demokracisë ka qënë në rënie të vazhdueshme dhe vetëm pas vitit 2013, dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme, ka nisur një ngjitje e qëndrueshme.” tha kryeministri Rama duke shtuar “Vlerësimi i vitit 2020 shënon arritjen më të lartë deri tani sa i përket Indeksit të Demokracisë, pasi sjell kalimin në një kategori tjetër të klasifikimit të zhvillimit të demokracisë. Jemi futur në të njëjtën klasë me shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe SHBA-të, ndërsa vendet e tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina e me radhë renditen ende tek kategoria e ‘regjimeve hibride’. Shqipëria futet në të njëjtën klasë me vendet e BE, që nga Italia deri te SHBA në kategorinë e një demokracie më të zhvilluar ku respektohen përgjithësisht të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.” deklaroi Kryeministri Rama.
“Madje për shkak se vijmë nga më poshtë, se nuk po bëjmë garë e të themi që jemi më mirë se ata, sepse s’jemi dhe nuk hyn në mënyrën time të të menduarit apo të komunikuarit, na bën ndër të paktat vende me përmirësim në vlerësimin e indeksit të demokracisë, në një kohë kur shumë vende të tjera kanë përkeqësim sidomos gjatë periudhës së pandemisë globale. Akoma më e bukur për të bërë një vlerësim me ndihmën e një arbitri objektiv dhe për të parë kontrastin midis të gjithë bolorisë së këtushme, dhe të gjithë zallahisë e mjegullës që krijohet këtu nga tymi e nga balta, vlerësohet qeveria për reformat demokratizuese dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe reforma elektorale, ajo reformë aq shumë jo vetëm e diskutuar, por edhe e mallkuar nga një palë, apo pesë palë, vendas dhe të huaj kosiderohen si një ndër arsyet kryesore të këtij përmirësimi. Sepse Shqipëria me reformën dhe me çmontimin e formulës së vjetër të koalicioneve dhe standartizimin e koalicioneve si në çdo vend të OSBE jo vetëm të BE, ka hyrë në një klasë tjetër edhe në këtë aspekt. Pra ajo reforma që u stërtha si një mënyrë për të kapur zgjedhjet dhe për të linçuar grupet kundërshtare me regjimin, se këtu përdoret rëndom fjala regjim, në fakt ka garantuar kalimin në një stad tjetër. Dhe kjo është e vërteta sepse ajo reformë ka bërë të respektohet adresa e votës e të mos ketë më voto për njërin, nxirr tjetrin dhe në fund del një i tretë”.
Kryeministri theksoi se ky raport pasonte një vlerësim tjetër ndërkombëtar, kësaj radhe sa i përket zhvillimit të ekonomisë së vendit. “Nga ana tjetër kemi një lajm tjetër, paralelisht me këtë, që flet për ekonominë, dhe kur flas për arritjet në ekonomi ju lutem mos mendoni se përpiqem t’ju them të jeni të lumtur a të kënaqur. Jam shumë i vetëdijshëm që këtu s’ka vend as për të qënë të lumtur, as për të qënë të kënaqur. Jam më i pakënaquri nga të gjithë ju, sepse besoj suhmë që potenciali i madh është aty dhe puna për t’u bërë është shumë më e madhe nga ajo që kemi bërë. Institucionet ndërkombëtare, vlerësimet e tyre i bëjnë objektivisht mbi bazë shifrash dhe faktesh, jo mbi bazë agjendash politike, as mbi bazë emocionesh që janë lehtësisht të mirëkuptueshme kur vijnë nga brenda barkut të vendit”.
Sipas Kryeministrit, vlerësimi nga Standard and Poor’s përbën arritje pasi konfirmon perspektivën e qëndrueshme të vendit dhe sqaroi se vlerësimi pozitiv nga Agjencia Ndërkombëtaer për aftësinë për marrjen e borxheve është një çështje shumë e keqkuptuar në vend.
“Raporti i sapodalë nga Standard and Poor’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”, gjë që nuk ndodh me plot vende të tjera, ku ose kanë humbur pozicionin në një kategori të caktuar ose konsidedohen me presepektivë të paqëndrueshme. Standard & Poor’s thekson se qeveria arriti të sigurojë kredi nga Institucione Financiare Ndërkombëtare dhe të emetojë një Eurobond të suksesshëm në tregjet ndërkombëtare për të financuar hendekun fiskal të krijuar nga goditjet dhe për të ndaluar presionet e bilancit të pagesave. Shumë shpesh kur flitet për borxhet dhe kreditë, diskutimi bëhet në mënyrën më banale të mundshme a thua se marrja e kredive, se dalja në tregun e kapitaleve është e para e dëmshme dhe e dyta e kollajshme. Në fakt jo. Të mos harrojmë se cështja kryesore e një vendi nuk është sa e ka borxhin, por sa fuqi ka ta financojë borxhin, Japonia e ka 200% borxhin, por kjo nuk e pengon të shohë një prespektivë shumë të qëndrueshme, sepse kapacitetin e financimit të borxhit e ka fantastik. Standard & Poor’s gjithashtu vlerëson se përpjekjet e qeverisë ndihmojnë në konsolidimin e ekonomisë në vitet e ardhshme, teksa ka filluar zbatimi i një sërë sistemesh, përfshirë atë të Fiskalizimit për të siguruar mirëadministrim fiskal. Janë vënë bazat që nuk kanë qënë kurrë më parë. Janë vënë bazat, që nuk kanë qenë kurrë më parë, dhe situata sot në Shqipëri është njësoj si situata e një kantieri ndërtimi”.
Kryeministri Rama ndau edhe vlerërimin e Transparency International sa i përket Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2020.
“Renditja e Transparency International për indeksin e korrupsionit. Dy pozicione më lart, duken pak, janë pak për mua, jam i vetëdijshëm që është problem serioz dhe atakimi seriozisht i tij është domosdoshmëri për të pasur impakt serioz mbi gjithë infrastrukturën e ekonomisë, jo vetëm, por gjithë ngrahinë e të drejtave. Nuk po përmend të tjerët, meqë është vlerësim negativ, në krahasim me gjitha vendet e rajonit kemi trend rritës nga raporti i 2013 për 2012. Në raport me vendet e tjera, ky është fakt. Asnjëherë ynë i referohem 2013, nuk dua të mendoni që ore shih ccfarë mrekullie, nuk ka ndodhur mrekulli, s’ka shkop magjik. Gjërat kërkojnë punë, punë, punë, kohë e durim. Por e vërteta është që duke parë 2013, dhe duke kujtuar që ishim si pas tërmetit, në llogaritë e shtetit e në çdo sektor sa shumë gërmadha janë pastruar. Sa shumë është bërë për të vendosur bazat, kanalizimet e ujësjellësat në Thumanë nuk duken, por janë aty. Do vihen në funksion kur të mbarojnë ndërtesat. Ka shumë gjëra që nuk preken nga ai që merr 300 mijë lekë, por janë aty për të ngritur aty gjithë arkitekturën nga një projekt në realitet, dhe për të sjellë më shumë. T’ja u them, apo mos ja u them, duhet të kem vështirësi që në raportin e financuar nga BE, Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë të punësimit në 2019. Është fakt dhe kjo konfirmon raportin e BB. Papunësia më e ulët në rajon. Çështja natyrisht mbetet, jo thjesht si të krijojmë vende pune, por s’i ti paguajmë më mirë, si ti rrisim të ardhurat, sidomos të atyre që punojnë shumë. Këtu kam parasysh ata që punojnë në privat dhe marrin pak në raport me punën që bëjnë.”
Rama e përfundoi me vlerësimet që i bëhen vendit lidhur me reagimet që ka bërë në përballimin e krizave të viteve të fundit.
“Nga ana tjetër diçka që ka ndikuar qartë në vlerësimet është edhe reagimi i shpejtë i qeverisë dhe mbledhja e një shifre rekord kontributesh pas tërmetit, dhe vënia në dispozicion për qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë. Shpërndarja transparente e ndihmës ekonomike duke forcuar mekanizmat e kontrollit dhe aksesit në informacion se si po përdoren këto para kanë forcuar aspekte ekonomike të demokracisë në vend. Ndihma ekonomike nuk jepet më me këshilla bashkiakë, ku merrnin para anëtarët. Është sistem dixhital sot, me pikëzim, gjurmim, dhe objektivitet të lartë. Vetë kategoria ku vendi tashmë bën pjesë, ‘demokraci me të meta’ tregon puna që kemi për të bërë është e jashtëzakonshme, por nuk ka më kthim mbrapa.”