Ajo që ju bën të qani, ju bën dhe më të fortë. Kjo gjë funksionon edhe me qepën. E pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese që përmirësojnë shëndetin tuaj nga koka te këmbët, qepët në fakt janë një super ushqim që do të bëjë mrekulli për ju nëse konsumohet çdo ditë. Më poshtë janë listuar 7 ndryshime që do të ndodhin në trupin tuaj nëse filloni të përfshini qepë në dietën tuaj ditore.
1. Ato mund të përmirësojnë dendësinë tuaj të kockave. Sado e çuditshme mund të tingëllojë, disa studime kanë zbuluar se konsumimi i qepëve mund të ketë një efekt pozitiv në dendësinë tuaj të kockave. Ngrënia e një qepë çdo ditë për një muaj thuhet se rrit dendësinë e kockave tuaja me 5% në krahasim me ata që nuk e bëjnë.
2. Ato mund të zvogëlojnë nivelet e kolesterolit dhe të mbajnë zemrën tuaj të shëndetshme. Të larta në vetitë anti-inflamatore, qepët zvogëlojnë kolesterolin e keq që është i pranishëm në trupin tuaj. Një nivel i ulët i kolesterolit gjithashtu zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe nga ana tjetër e mban zemrën tuaj të shëndetshme.
3. Ato mund ta bëjnë tretjen tuaj të butë. Qepët janë plot me fibra që përshpejton tretjen e duhur në trup. Përveç kësaj, ajo gjithashtu rrit prodhimin e “baktereve të mira” në zorrë, duke e bërë më të lehtë procesin e tretjes në trupin tuaj.
4. Ato mund të zvogëlojnë dëmtimin e qelizave dhe të rrisin antioksidantët. Qepët përmbajnë 25 llojeve të ndryshme të antioksidantëve që janë të mirë për trupin tonë. Jo vetëm që antioksidantët na mbajnë larg sëmundjeve të caktuara, por ata gjithashtu parandalojnë dëmtimin e qelizave.
5. Ato mund të përmirësojnë shikimin dhe shëndetin tuaj oral.Qepët vrasin bakteret e këqija të pranishme në gojën tuaj dhe përmirësojnë higjienën tuaj orale. Karakteristikat e tyre antimikrobike gjithashtu mund të forcojnë dhëmbët tuaj. Ato gjithashtu përmbajnë “quercetin”, një substancë që i mban sytë tuaj të sigurt.
6. Ato mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë të mirë të natës. Kërkimet e bëra nga Universiteti i Kolorados sugjerojnë që konsumimi i qepëve mund të përmirësojë cilësinë e gjumit. Ata kanë fibra dietike të pranishme, të cilat promovojnë shëndet të mirë të zorrëve dhe gjithashtu lehtësojnë stresin.
7. Ata mund të luftojnë plakjen dhe të përmirësojnë lëkurën tuaj. Të pasura me vitamina A, C dhe E, qepët mund t’ju ndihmojnë të arrini lëkurën e përsosur me shkëlqim që dëshironi. Ato gjithashtu zvogëlojnë puçrrat dhe, sipas një studimi, aplikimi i xhelit të nxjerrë nga qepët në plagët tuaja në fakt mund t’i lehtësojë ato.