Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së ka bërë të ditur se të shtunën ka arritur kontigjenti i parë me vota nga diaspora.
Ai ka thënë se kanë arritur 3 mijë zarfe nga posta e shpejtë. “Kemi zhvilluar komunikimin me ta për votat me postë, po ashtu edhe përmes postave të shpejta dhe të njëjtën do ta përdorim. Të shtunën i kemi marr diku rreth 3 mijë zarfe nga posta e shpejtë dhe ky është kontingjenti i parë. Jemi në fazën e furnizimit dhe shërbimeve për t’i kryer këto aktivitete, jemi në fazën e trajnimit të këshillave të vend votimeve. Janë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë shpërndarë kabinat e votimit, dhe sipas informacioneve pritet që fletëvotimet të arrijnë të premten në Kosovë ”, -tha Ahmetaj.