Pjesëmarrja në zgjedhjet në Kosovë deri në orën 15:00 raportohet të jetë 32,38%, sipas njoftimit zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve atje. Në Prishtinë, pjesëmarrja raportohet të jetë 39,04%, mbi 30% në Pejë dhe 27% në Prizren.

Pjesëmarrja e lartë raportohet edhe në komunat në veri, si Zubin Potok, ku kanë votuar 63,32% e zgjedhësve; në Zveçan kanë votuar 60,33%, në Leposaviq 59,66%. Në Mitrovicë kanë votuar deri në orën 15:00, 31,18%.