Kandidati për kryeministër nga LDK-ja Avdullah Hoti tha se pas vlerësimeve të marra për rezultatin preliminar, personalisht do të merr përgjegjësi për këtë rezultat.

“Falënderoj të gjithë për besimin e dhënë, rezultatet e marra nga shtabet tona tjera janë ato që nuk kemi pritur në këto zgjedhje. Unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultatet”, tha Hoti.

Hoti tha se do të jenë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës.