Kryekoordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ne një intervistë për Report TV eshte ka shpalosur objektivat dhe synimet e partise qe ai drejton ne zgjedhjet parlamentare te 25 prillit!
Duket se fushata po orientohet drejt takimeve të vogla elektorale, për shkak edhe të pandemisë. A mendoni se kjo do i dëmtoj partitë e vogla?
Jo, përkundrazi i vetmi element pozitivë që ka Covid- i me të gjithë të këqijat e mëdha nga fatalitetet, deri te goditjet që i ka dhënë ekonomisë dhe familjeve shqiptare. Por në raport me fushatën elektorale mund të sjelli një të mirë ,që është mosshpenzimi i energjive për patetizëm politik, gjë e cila është në natyrën e zgjedhjeve në Shqipëri.
Ne sillemi në fushatë sikur jemi një vend prej 50 milion banorësh apo 100 milion banorësh, ndërkohë që jemi një vend i vogël dhe partitë që pretendojnë pushtetin sillen sikur do ndryshojnë fatin e botës, ndërkohë që nuk ndryshojnë dot as Shqipërinë. Me këtë rast partitë e reja përfitojnë, se nuk janë të detyruara të ndjekin trendin e partive kryesore, të cilat janë të avantazhuara për sa u përket mjeteve që përdorin dhe për financat publike.
Ditën e djelë pamë dhe zgjedhjet në Kosovë, që u cilësuan si shembull, por a do arrin palët politike në Shqipëri të bëjnë zgjedhje me standard si të Kosovës ,duke mbajtur parasysh që edhe në Shqipëri, me shumë gjasë mund të mos ketë vëzhgues ndërkombëtar,si në rastin e Kosovës për shkak të situatës së Covid-it?
Tani,mua më vjen keq ta them,por Kosova megjithëse ka shumë difekte dhe shumë probleme si shoqëri dhe si shtet i krijuar vonë ,është vite dritë larg nesh përsa i përket mënyrës se si mban zgjedhjet dhe emancipimit të shoqërisë në raport me votat.Unë nuk shpresoj aspak që shembulli i Kosovës,megjithëse është fare reçent ,fare i afërt,të ndiqet në zgjedhjet tona të 25 prillit.Të jeni të sigurt që pas përfundimit të zgjedhjeve, në Shqipëri do të ketë një palë që do ti ketë fituar zgjedhjet dhe pala tjetër që nuk do të pranojë rezultatin.Këtë po ta them që sot !Kjo është dramatike dhe unë nuk pres që kjo të ndryshoj.
Mendoni që një nga krerët e partive më të mëdha,zoti Rama apo zoti Basha ,kushdo qoftë humbësi,do të jap dorëheqjen?
Nuk besoj,por kjo nuk ka asnjë vlerë.Ajo që pritet sot nga publiku shqiptar ,dy muaj e pak përpara zgjedhjeve ,është që të jenë të sigurt që zgjedhjet nuk do të kontestohen,sepse është e padrejtë,është e pandershme dhe është krejtësisht diabolike që shqiptarët mos të kenë asnjë lloj garancie,që pas zgjedhjeve mund të vij një stinë stabiliteti politik dhe një klimë normaliteti,për Shtetin e së Drejtës në Shqipëri.
Unë e them që sot ,në rast se objektivat e Bindjes Demokratike nuk do të realizohen,une sigurisht që do të jap dorëheqjen dhe do të largohem edhe nga politika.Më gjeni një tjetër që është i gatshëm ta bëjë këtë në partitë kryesore.Këdo që do të pyesni do t’ju thojë që: “Nuk mund të ndodhi që unë të humbas!”.Ky është një problem që nuk mund ta zgjidhin këto zgjedhje ,por mund ta zgjidhim vetëm në rast se ndryshimi do të filloj në 26 prill dhe në rast se tre forcat kryesore nuk do të kenë timonin të vetëm në duar .
Sa do të ndikojë dhe sa do ti penalizojë partitë opozitare fakti që edhe pushteti vendor është në duart e Partisë Socialise?
Sigurisht që është një problem,një problem që unë e kam shprehur që në zgjedhjet e vitit 2019,por sigurisht fjala ime ra në vesh të shurdhër ,sepse ata që e kishin në dorë nuk e shfrytëzuan.Kur ikën atëhere me triumfonizëm,duhet të kishin llogaritur edhe këtë, që janë skalione të tëra të pushtetit vendor në Shqipëri të cilat janë në shërbim të vetëm një pale.Është një kosto që duhet ta mbajnë ! Unë shpresoj shumë, sepse i përkas opozitës dhe shpresoj që kjo kosto mos të jetë e rëndë për opozitën në përgjithësi , por për ata që e kanë ndërmarrë,sigurisht që nuk më dhimbsen shumë.
A ekziston për hir të shqiptarëve mbase, mundësia e bashkëpunimit me Partinë Socialiste , zoti Patozi ? Sepse keni deklaruar që mund të jeni , ose kërkoni të jeni forcë përcaktuese qeverisëse,nëse do të kërkohet mandati juaj?
Unë refuzoj t’i përgjigjem pyetjeve për situata hipotetike.Unë di të them që objektivat e Bindjes Demokratike janë të qarta.Ne synojmë që të jemi forcë përcaktues qeverisëse ,pra që të kemi peshën tonë, të kemi mbështetjen tonë dhe ta tregojmë si një model tjetër.Ne në qeverisjen e vendit, në rast se do të jemi në opozitë ,do të bëjmë të njejtën gjë.Kaq e thjeshtë është ! Nuk mund të përcaktojmë sot,se kush mund të jenë partnerët e Bindjes Demokratike nesër,sepse do të presim me shumë qetësi dhe durim vullnetin e sovranit më 25 prill.