“Një shkallë e konsiderueshme e normalitetit mund të rikthehet deri në fund të vitit, por jo normaliteti i nëntorit 2019”, deklaroi Anthony Fauci, eksperti amerikan për sëmundjet infektive në një intervistë për CNN.
SHBA-ja administron rreth 1,5 milionë vaksina në ditë kundër COVID-19, por pritet një përshpejtim deri në prill. “Është e mundur që amerikanët të jenë të detyruar ta mbajnë maskën deri në 2022”, shtoi Fauci duke bërë thirrje për kujdes në vlerësimet dhe parashikimet sepse ndryshimet janë të shumta.