Kanë mbetur 48 ditë nga dita e zgjedhjeve të 25 Prillit dhe Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagramin e tij 100 arritjet e qeverisë në 4 vite.

Së fundmi kryeministri Rama, me anë të një ‘story’ ka shktruar një pyetje në formë kuici në lidhje me rritjen e pagës së mësuesve gjatë 8 viteve të fundit. Sa është rritur paga e mësuesve 8 vitet e fundit-pyet kryeministri Rama. Në storyn pasardhës paraqitet edhe përgjigjja: Në 8 vitet e fundit pagat e mësuesve janë rritur me 32%.