Investimet në sektorin rural kanë shënuar rritje të konsiderueshme vitet e fundit.
Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca u shpreh sot se janë 124 milionë euro investime të injektuara në ekonominë vendase me fokus bujqësinë, agroindustrinë, blegtorinë dhe agroturizmin.
Gjatë një takimi mbi zhvillimin rural në Shqipëri, ajo theksoi se, “hovi i investimeve në rritje në sektorin e bujqësisë ëështë mbështetur nga AZHBR, përmes financimit nga shteti, programi IPARD apo dhe skema e garancisë”. Krifca vlerësoi se impakti i investimeve është refketuar në rritjen e punësimit dhe zhvillimin e shumë degëve të bujqësisë në Shqipëri.