Kur bëhen plot 13 vite nga shp ë rthimi i tme rr shëm në Gërdec, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkon edhe një herë rihapjen e hetimeve.

Ai i referohet vendimit të Gjykatës amerikane që rrëzoi pretendimet e Shkëlzen Berishës i cili pretendoi si ma sht rime faktet e përmbledhura në librin “Ar mët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Lu ftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.

“Edhe pse drejtësia shqiptare ka dështuar deri më sot ta hetojë plotësisht, vendimi pak kohë më parë i drejtësisë amerikane konfirmoi përfshirjen dhe fajësinë e Shkëlzen Berishës dhe të Sali Berishës në ma sa krën e Gërdecit. Vendimi i gjykatës amerikane mbetet referues për ri-hapjen e hetimit për kri m in shtetëror në Gërdec. Një Gjykatë Apeli në SHBA rrëzoi pretendimet e Shkëlzen Berishës duke u shprehur se faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.

Shqiptarët e dinë se Shkëlzen Berisha u ak uzua publikisht dhe u mor në pyetje në fshehtësi nga prokurorët për këtë çështje, për ngritjen e një magazine të paligjshme demontimi armësh, shpërthimi i të cilës shkaktoi k rim in shtetëror të Gërdecit. Prokuroria asokohe, e vendosur nën thundrën e Sali Berishës, edhe pse me prova, nuk guxoi t’i komunikojë akuzën. Gjyqtarët amerikanë në vendimin e tyre, kanë konfirmuar Vendimin e Gjykatës së Floridas, duke u shprehur se Shkëlzen Berisha nuk solli prova që rrëzojnë faktet e publikuara dhe “nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit (Floridas) ab uzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.” Ky vendim gjykate edhe pse i karakterit civil, përmban në brendësi indiciet për ri-hapjen e hetimit ndaj Shkëlzen Berishës lidhur me përfshirjen e tij në atë tr agj edi të rëndë”, shkruan Balla.