Me rastin e 30-vjetorit të eksodit shqiptar të 6 marsit 1991 Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë 2-ditore në Itali. Rama është pritur pasditen e sotme në Bari nga ministri i Jashtëm të Italisë Di Maio dhe Guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano. Në fjalën e tij ministri italian i Jashtëm Luigi Di Maio u shpreh se ato pamje të marsit 1990 do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtesën kolektive të të gjithë Italianëve.
Mësohet se ditën e nesërme, në orën 8.45, në Palazzo di Citta, kryetari i Bashkisë së Barit Antonio Decaro do të presë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama. Në takim do të jenë edhe prefekti i Bari Antonella Bellomo, guvernatori i rajonit Michele Emiliano dhe presidentja e këshillit rajonal të Pulias, Loredana Capone.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F257287375873142%2F&show_text=false&width=560″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>