Në kuadër të 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka reaguar edhe ambasadorja e Yuri Kim. Përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, se me rivendosjen e marrëdhënieve, kemi rilidhur zyrtarisht njerëzit e dy vendeve tona.
Kim ka kujtuar edhe një deklaratë të sekretarit të SHBA-së Baker kur ka vizituar Shqipërinë në 1991 “ Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”, duke e mbështetur atë dhe duke thënë se do të jetë gjithmonë e vërtet.
Postimi i plotë i Yuri Kim në Twitter: “Më 15 Mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vendosën marrëdhëniet, duke rilidhur zyrtarisht njerëzit e dy vendeve tona. Kur Sekretari i Shtetit Baker erdhi në Shqipëri, ai deklaroi: “Ne jemi me ju, dhe ju jeni me ne!” Kjo deklaratë mbetet e vërtetë sot. Do të jetë gjithmonë e vërtetë. Gëzuar!”