Thënë ndryshe shenjat e horoskopit që janë më empatike. Një nga virtytet më të çmuara të njerëzimit që përshkruhet më së miri me fjalinë: “Empatia është dhimbja jote në zemrën time”.
Bricjapi-Mund të habitesh, por po. Bricjapi është një nga ata që i shikon njerëzit në thellësi.
Ujori-Një nga cilësitë kryesore të Ujorit është bujaria. Kjo i lë edhe shpeshherë duarbosh. Janë jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe altruistë. Ata nuk presin që dikush t`i kërkojë ndihmë. E ofrojnë atë me pashë.
Virgjëresha-Kanë aftësi speciale për të kuptuar se çfarë nuk shkon mirë me të tjerët. Janë gati për të ofruar këshilla dhe sugjerime të shkëlqyera.
Peshqit-Kanë ndjeshmëri ekstreme, janë delikatë dhe kanë shpirt fisnik. Janë dëgjues të shkëlqyer dhe krijojnë lidhje të fortë me emocionet e tyre. Nuk është çudi t`i shikosh duke ndihmuar edhe të huaj që s`i njohin fare. Është meritë e empatisë.
Akrepi-Po, janë aq empatikë saqë meritojnë një shkrim më vete për këtë virtyt që kanë. Janë empatikët tipikë.