Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.621 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 632 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vd ekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vde kjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 75.380 raste nga 345.064 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.682 raste të vde kjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 397 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.318.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 276 raste, Gjilan 35 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 34 raste, Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Ferizaj 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Vushtrri 24 raste, Viti 18 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 12 raste, Klinë 11 raste, Prizren 9 raste, Lipjan 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kllokot, Malishevë dhe Shtime.