Tirana International Airport (TIA) konfirmoi 12 fluturime për nesër, 30 mars 2021. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit sipas vendeve pritëse. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë:

Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Bari dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim Wizz Air –Tiranë – Verona dhe kthim Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim Lufthansa – Tiranë – Mynih dhe kthim