Ministri Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, njëkohësisht kandidat për deputet I PS në njësinë 4 në Tiranë, vizitoi sot dy sipërmarrje fason në zonën e Alliasit, ku prezantoi edhe disa nga masat e parashikuara në Programin e qeverisë në favor të manifakturës.

“Ne kemi një program të dedikuar për fasoneritë, që fillon me atë që quhet amortizimin i përshpejtuar për të ndihmuar rinovimin e teknologjisë, pra që t’ju cojë për 3-4 vite me tatim fitim zero.

Gjithashtu kemi vendosur edhe një instrument garancie prej 50 milionë euro, ku qeveria, buxheti I shtetit merr përsipër kostot e interesit dhe garanton kompani, sipërmarrje të suksesshme si kjo juaja që të mund të financohen nga bankat. Ndërkohë që në një situatë normale mund të kishin vështirësi, me një garanci nga qeveria do jetë shumë e thjeshtë.

Kemi marrë përsipër 100% të kostove të trajnimit të gjithë pjesës së të punësuarve që praktikisht ju ndihmon ju që të bëni një ciklë të plotë, pra të specialistëve të nivelit të lartë. 100% të mbuluar koston e trajnimit” – u shpreh Ahmetaj.

Të dy sipërmarrjet e mbështetura me paga lufte gjatë periudhës së pandemisë, kanë vijuar aktivitetin dhe tanimë planifikojnë zgjerimin e prodhimit dhe punësimit.

“Në këtë moment që jemi ne po kërkojmë të rritemi. Planet janë shumë të mëdha dhe normalisht kemi nevojë edhe për përkrahje, sidomos për pjesën e bankave, kemi aplikuar për një gjë të tillë sepse duam të dyfishojmë dhe pse jo, të katërfishojmë brenda vitit numrin e të punësuarve” – u shpreh menaxherja e sipërmarrjes e cila operon me cikël të plotë dhe eksportojnë në Itali dhe Gjermani.

“I gjithë thelbi i programit të Partisë Socialiste është konsultuar me sipërmarrje si puna juaj dhe jam shumë i lumtur të të them që jemi në harmoni të plotë, ju po kërkoni të rriteni, ne po afrojmë instrumentat që t’ju ndihmojmë, pra instrumenti i garancisë, amortizimi i përshpejtuar për tre vite për ta bërë tatim fitimin zero dhe gjithë kostot e trajnimit të specialistëve për të bërë të mundur gjithë ciklin e plotë në funksion të eksportit. Më vjen mirë që e gjejmë veten në harmoni të plotë, ju me ambicien tuaj për zhvillim dhe ne me programin tonë” – tha Ahmetaj.

Një tjetër pikë e bërë prezente nga Ahmetaj, e përfshirë në Programin e qeverisë është ajo e pagave.

Punonjësit këtu paguhen duke filluar nga 300 mijë lekë të vjetra neto. Pra paga minimale, cdo person që fillon këtu do të marrë atë pagë. Pastaj niveli I pagës nryshon sipas aftësive – sqaroi përfaqësuesja e kompanisë.

“ – Një gjë që dua t’ju them është që të gjithë punonjësit që e kanë pagën deri në 400 mijë lekë të vjetra, ne do t’i përjashtojmë nga tatimi mbi të ardhurat përsonale, pra ne po e ngremë pragun nga 300 në 400 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 65% e të punësuarve në Republikën e Shqipërisë do ta kenë tatimin mbi të ardhurat personale zero!

Pagave deri në 2 milionë lekë të vjetra në muaj iu ulet tatami në mënyrë serioze. Ka qenë 23% nominale, zbret nën 13%. Pra për shkak të zhvillimit të shtresës së mesme, ne po e hapim kategorinë e pagave që tatohen ulët dhe po e bëjmë tavanin nga 1,5 milionë lekë të vjetra që e kemi sot, në 2 milionë lekë të vjetr’ – u shpreh Ministri.