Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca përmes një postimi në “Twitter” shkruan se Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë fermerët shqiptarë.
“Një tjetër ndihmë konkrete nga BE-ja për fermerët shqiptarë. Shumë prej tyre tashmë janë duke eksportuar produkte sipas standardeve të Bashkimit Evropian, falë edhe #IPARD. Të lumtur të shohim produktet e tyre “Made in Albania” të disponueshëm në tregjet evropiane! Be është këtu për t’ju mbështetur”, shkruan Soreca.
Ndërkohë që faqen e BE-së shkruhet se fermerët do të jenë në gjendje të eksportojnë produktet e tyre në Bashkimin Evropian pa taksa doganore deri në vitin 2025.
“BE vazhdon të mbështesë konkretisht fermerët shqiptarë. Në këto kohë të vështira, ata do të jenë në gjendje të eksportojnë produktet e tyre në BE pa taksa doganore deri në vitin 2025. Kjo masë do të sigurojë mbështetje të vlefshme për ekonominë”, thuhet në faqen e BE-së.