Agjencia Evropiane e Barnave doli në përfundimin pasditen e sotme në mbledhjen që po zhvillohet, se Astrazenca është një vaksinë e sigurt dhe efektive.
Kryetarja e EMA-s, Emer Cooke tha se vaksina Astrazeneca është një vaksinë e sigurt me 68% efektivitet.
“Astrazeneca është një vaksinë e sigurt me 68% efektivitet. Kemi ngritur një grup ekspertësh për këtë çështje. Po vaksinohen miliona persona. Çdo rast që ka ndodhur është verifikuar. Konkulzioni i sotëm është që kjo vaksinë do të na ndihmojë që të arrijmë të luftojmë pandeminë e covid”, tha ajo.
Mjekja Sabime Straus tha ditën e sotme se janë mbi 18 milionë të vaksinuar me Astrazeneca dhe ka pasur shumë pak raste me efekte anësore.
“Janë 18 milionë të vaksinuar me Astrazeneca dhe janë raportuar 7 raste me efekte anësore”, tha Straus.
EMA (Autoriteti Rregullator i Barnave i Bashkimit Evropian):
“Kemi mbërritur në një konkluzion të qartë shkencor. Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurtë dhe efektive. Përfitimet janë shumë herë më të mëdha se sa risqet. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut. Provat në botën reale, sugjerojnë që vaksina ka një efektshmëri edhe më të lartë se sa ajo e treguar gjatë testeve.”