Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, në një piknik me të rinjtë ku tha se e priste një detyrë e veçantë skuqja e salsiçeve.

Ai tha se nuk ja ka marrë shumë dorën me skuqjen e salsiçeve, pasi në videon që bashkëshortja i postoi duke gatuar, ka qenë duke skuqur mëlçi pule.

“Prandaj pa e zgjat shumë, se kemi ardhur për pikinik dhe më presin detyra të veçanta, siç është skuqja e salsiçeve në zgarë, jo nuk ja kam marrë dorën se nuk kam qenë duke skuqur salsiçe atë ditë, kam qenë duke skuqur mëlçi pule”, tha Basha.