Ekspertët britanikë thonë se do të ketë një rritje të madhe të britanikëve që do të vaksinohen me AstraZeneca, pas mbërritjes nga India të kësaj vaksine, që prodhohen nga instituti indian i mjekësisë ”Serum”, sipas BBC. Numri i vaksinimeve këtë javë pritet të arrijë në 4 milionë, gati dyfishi i asaj që është arritur kohët e fundit, thonë burimet e Shërbimit Kombëtar britanik të Shëndetit (NHS).

Rritja e numrit të vaksinimeve është bërë e mundur nga një dërgesë e madhe e vaksinës Oxford-AstraZeneca nga instituti ”Serum” në Indi, i cili ka mbërritur dhe ka kaluar kontrollet e sigurisë.

Deri më tani më shumë se 24 milionë njerëz kanë marrë tashmë një dozë të parë të vaksinës antiCovid-19 në BM. Profesori Anthony Harnden, nënkryetar i Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin, tha se programi i vaksinimit po provonte të ishte “jashtëzakonisht i suksesshëm”.

“Ne po shohim një ulje shumë të mprehtë të vdekjeve dhe shtrimeve në spital në të gjithë vendin”, deklaroi ai. Britania e Madhe raportoi vetëm 5 089 raste të reja me Covid-19 të hënën dhe 64 vd ekje.