Drejtuesi politik i Partisë Socialiste i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e fshatit Lukaxhi, Labinot Mal.
Ai u shpreh se do kryhet një investim prej 3.4 mld lekë për rikonstruksionin e rrug. Balla tha se në 2021 kërkojnë të rikthehen, për ndryshimin, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët sipas Ballës është rikthim në kohë më të zeza të këtij vendi.
‘Jemi një një situatë që duhet më shumë punë. A jam unë i kënaqur me këtë rrugë? Nuk jam i kënaqur. Duhen investime padyshim. Ti duhet të votosh njerëzit që japin shpresë kësaj zone. Nuk iki nga këtu pa i lidhur dy krahët e Çermenikës. Pandemia na hoqi nga buxheti i shteit 1.2 mld dhe sërish nuk i hoqëm investimet nga zona jonë. Ne nuk kemi shkopin magjik. Nëse ndonjërit nga ju mund të mendojë se në 2021 të kthehet Sali Berisha dhe Ilir Meta ky nuk është ndryshim, ky është rikthim në kohët më të zeza të Shqipërisë në këto 30 vite. Ato duan të rikthehen të shpërdorojnë financat e këtij vendi.’- tha Balla.