Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1080 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 22,693 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3077 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 602 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 243 raste në Tiranë, 29 raste në Korçë, 28 raste në Durrës dhe Fier, 27 raste në Shkodër, Sarandë, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Lezhë, 14 raste në Kamëz, Gjirokastër, 11 raste në Berat, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Elbasan, Pogradec, 7 raste në Mirditë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kurbin, Vau i Dejës, Librazhd, Prrenjas, 5 raste në Devoll, Kukës, Kavajë, Gramsh, Shijak, 4 raste në Mallakastër, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Përmet, Delvinë, 2 raste në Divjakë, Dibër, Kuçovë, Vorë, Patos, 1 rast në Krujë, Mat, Belsh, Himarë, Memaliaj, Skrapar, Maliq, Poliçan. Në 24 orët e fundit janë shëruar 761 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 78,259 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 620 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 41-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Statistika (11 Mars 2021) Raste të reja ditore 602 Të shëruar në 24 orë 761 Të shtruar në spitale 620 Humbje jete në 24 orë 16 Testime ditore 3077 Testime totale 501,153 Raste pozitive 115,442 Raste të shëruara 78,259 Raste Aktive 35,181 Humbje jete 2002 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 23511 Fier 2540 Vlorë 1659 Durrës 1662 Shkodër 1327 Gjirokastër 1219 Korçë 879 Elbasan 624 Lezhë 694 Berat 420 Dibër 340 Kukës 306