Për efekt të Pandemisë Covid19 fushata zgjedhore, ashtu sikurse edhe në vendet e tjera të botës ku ka pasur zgjedhje, po zhvillohet më së shumti online dhe me takime të reduktuara. Pavarësisht kësaj përcjellja e mesazhit politik te qytetarët vijon të mbetet sfidë qendrore për çdo subjekt politik apo kandidati për deputet.
Prej këtu duket se fushata ka nisur të krijojë trendin e saj të shumëllojshëm. Jemi gati 5 ditë nga fillimi zyrtar i fushatës dhe duket sikur kjo fushatë do të ketë kryefjalë të saj imazhin. Nga bluzet ëoody që i shohim në çdo takim të nisur deri tek gjetjet e veçanta që lidhen me traditën e elektoratit sipas zonës.
Një gjetje të veçantë ka bërë dhe deputetja e Partisë Socialiste për Pogradecin Blerina Gjylameti. Siç shihet në bluzen e saj shfaqen vargjet e famshme e “Dremit Liqeri” të Lasgush Poradeci. (Lexo.al)