Luljeta Bozo, e renditura e para në qarkun e Tiranës në listën e PS për zgjedhjet e 25 prillit, tha se qytetarët nuk duhet të harrojnë se si ishte Shqipëria para 2013 se ta merrte PS dhe të vlerësojnë të gjithë reformat e jashtëzakonshme që janë bërë në këtë periudhë. Bozo u shpreh se për të vijuar me forcimin e reformave të nisura dhe konkretizimin e tyre, PS i duhet një mandat tjetër. Ajo madje dha edhe një mesazh për PD, duke thënë se problemet nuk zgjidhen me boks dhe mundje, por me argumente. “Do flas shkurt për dy arsye, e para që filloi sikur të fryjë pak dhe e dyta inxhinierët flasin pak. Kisha imagjinuar të bëhesha gjyshe dhe stërgjyshe, por jo të hyja në politikë. Kur erdhi ftesa me shumë dashamirësi dhe respekt nga zoti Rama dhe pasi më hoqi disa pasiguri Lali Eri siç i themi ne dhe duke pasur në konsideratë të gjithë atë njerëz të njohur e të panjohur pas tërmetit tragjik, pranova. Duhet patuar parasysh që në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira, tërmeti dhe pandemia, që ndërprenë në një farë mase për të arritur të gjitha objektivat. Njerëzit nuk duhet të harrojnë se si ishte në 2013 kur PS mori pushtetin dhe çfarë reformash të jashtëzakonshme bëri gjatë kësaj periudhe dhe pse duhet t’i japim mundësinë e mandati të tretë për të çuar më tej bejten e nisur për të mirën e qytetarëve dhe rinisë. Qeveria e tregoi veten ku në këto 15 muaj përballoi bukur pandeminë, në një kohë që qytete e fuqishme kaluan në kolaps shëndetësor. Edhe për tërmetin, ku Italia ende s’i ka strehuar ata që iu prish shtëpia nga tërmeti edhe pse kanë kaluar vite. Ne do të bëjmë të pamundurën, që PS të fitojë edhe ketë mandat të tretë që është në të mirën e të gjithëve. Nuk ka nevojë të bëjmë mitingje, njerëzit të kuptojnë në cdo bisedë që bën me të. Nuk zgjidhen problemet as me konfrontime, as me boks as me mundje, por me argumente,”, tha Bozo.
Bozo thumbon PD: Problemet nuk zgjidhen me boks e mundje, të mos harrojmë si ishte Shqipëria para 2013
Ministri Vengu: Dyfishim i buxhetit të mbrojtjes, do prodhojmë dronë luftarak e mjete të...
Shqipëria synon që të prodhojnë armatime, ku shpenzimet do të shkojnë për vendin tonë. Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në një...
Adriatik Lapaj: Kush do të pijë kafe apo të hajë drekë me mua, të...
Adriatik Lapaj ka prezantuar një nismë për të qenë në çdo cep të Shqipërisë e për të takuar cilindo që dëshiron të pijë një...
“SPAK do dënojë Berishën”, Curri: Deri në fund të jetës në gjyq, do sëmuren...
Sali Berisha duhej të niste sot maratonën e gjykimit në GJKKO për dosjen “Partizani”. Ish-kryeministri nuk u paraqit para trupës gjykuese, pasi pretendon se...
VKM/ Asistenca për para-anëtarësimin evropian, qeveria miraton marrëveshjen financiare me BE
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në parim marrëveshjen e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, në kuadër të Planit Vjetor të...
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 20 vatra, janë shuar...
Ministria e Mbrojtjes, ka nxjerrë bilancin për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarrëve në vend.
Sipas një njoftimi të saj, nga ora 09:00,...
‘Karta e Monikës ishte ngjarja më shokuese në jetën time’/ Meta i bën vetes...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i arrestuar prej 21 tetorit 2024 nga SPAK, kishte paralajmëruar javën që shkoi një intervistë me mediat....
Dështon seanca e parë e gjyqit të Berishës, Baton Haxhiu tregon pse i intereson...
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", foli për seancën e parë në gjyqin e Sali Berishës, e cila u shty për...
Rama: Kanionet e Moglicës, një bukuri e rrallë në zemër të Maliqit
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të mrekullueshme nga Kanionet e Moglicës.
Kreu i qeverisë theksoi se këto kanione janë një bukuri e rrallë në...
“Po kërkon punë?”/ Ministri Blendi Gonxhja: Mbi 6 mijë vende të lira në të...
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, lajmëron se në gjithë vendin janë hapur mbi 6000 vende të lira pune. Këto shifra ministri...
Horoskopi ditor për nesër, e Martë 1 Korrik 2025
DASHI
Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...