Zv. Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht deputeti i zonës së Divajkës, qarku Fier ishte i ftuar në emisionin sportiv “Jashtë Loje” në Top News.
Në një pyetësor që i realizon moderatorja Sidorela Gjoni, Breçe jep të gjitha vlerësimet dhe pakënaqësitë e tij për politikanë dhe personazhe të njohur.
Politikania më simpatike:
“Jozefina Topalli, simpatike në gjithçka që bën dhe në gjithçka që ka bërë edhe kur është zënë me mua ose kur jam zënë unë me të edhe kur e kemi kaluar cakun, ka simpatinë e vet dhe mua më ka marrë malli ta shoh në sallën e parlamentit.”
Poltikani që nuk duhej të ishte kurrë:
“Sali Berisha… emri mbiemri i tij, pra siç e ka Salih Berisha përkufizojnë dëshirën e gjithkujt që do të jetojë me nder me dinjitet, me drejtësi dhe me barazi në këtë vend. Pra nëse i do këto të katërta pa diskutim që do e hiqja nga ky vend, Sali Berishën.”
Ndërsa i përkufizon të gjithë me një fjali:
Lulzim Basha – Pa karakter, burrë pa karakter
Jozefina Topalli – Grua me karakter
Majlinda Bregu – Shoqe, mike shumë e mirë. Një njeri që ka bërë sukses prej vetes, jo prej tjerëve
Ilir Meta – S’kam asnjë lloj komenti
Monika Kryemadhi – Asnjë lloj komenti
Gramoz Ruçi – Udhëheqës karakteri
Saimir Tahiri – Shok, mik
Rudina Hajdari – E dua në parlament
Myslim Murrizi – Murrizi është bashkëqytetar i Divjakës
Kujtim Gjuzi – Tifoz i Tiranës
Alban Hoxha – Unë mendoj që është kapiteni historik i Partizanit
Edi Rama – Përtej të gjithave është mik shumë i mirë është shok shumë i mirë… edhe unë i jam falenderues që më ka dhënë gjithë lirinë e mundshme, jo vetëm që të bëj punën që më ka besuar, por mbi të gjitha më ka dhënë gjithë lirinë e mundshme që t’i rri përballë, jo vetëm në krah, por t’i rri edhe përballë.