Ja pra cilët janë 5 shenjat zodiakale të burrave më pak besnikë:

Në vend të pestë të këtij klasifikimi gjejmë shenjën e Peshqve. Gjithmonë e mendojmë këtë shenjë si një prej më romantikëve të zodiakut. Dhe është e vërtetë, Peshqit janë vërtet romantikë. Por kjo nuk i përjashton nga tradhtia dhe në fakt renditen në vendin e pestë të shenjave më tradhtare të zodiakut.

Në vend të katërt renditet shenja e Shigjetarit. Është një shenjë që e do aventurën dhe për fat të keq, shpesh nuk mendon për pasojat e veprimeve të veta. Pikërisht për këtë, bie shpesh në tundimin e tradhtisë.

Medaalja e bronzit i shkon shenjës zodiakale të Virgjëreshës. Bëhet fjalë për një karakter preciz dhe manipulator, që tradhton por vështirë se pikaset. Duke qenë një henjë shumë e programuar, është e aftë të planifikojë një tradhti edhe në detajet më të vogla.

Vendi i dytë i takon shenjës zodiakale të Binjakëve. Është personazh që e ka shumë të vështirë të kontrollojë vetveten, sidomos kur dikush flirton me të. Le të themi që në përgjithësi, shenja e Binjakëve nuk tradhton në kuptimin e vërtetë të fjalës, por mund të flirtojë me persona të tjerë.

Dhe ‘medaljen e artë’ e merr shenja zodiakale e Dashit. Kjo shtë një shenjë instinktive, që i do aventurat dhe nuk arrin ta kontrollojë veten. E mira është që s’është shumë i zoti të fshehë tradhtitë!