Ndonëse vaksina kineze Sinopharm pritet të vijë javën që vjen pasi këtë të mërkurë është nënshkruar edhe marrëveshja, ekspertët e shëndetit garantojnë se vaksina Sinopharm është e sigurtë.
Madje kjo vaksinë ndryshe nga Pfizer Biontech, e cila kërkohet në kushte frigoriferike nën 70 gradë Celsius, Sinopharm ruhet njëlloj si vaksinat e tjera të kalendarit të detyrueshëm apo si vaksina e gripit.
Por ndryshe nga vaksina ruse apo edhe vaksinat e tjera, Sinopharm është virus i dobësuar që injektohet dhe që nxit qelizat për të krijuar antitrupa.
Vaksina kineze do të aplikohet në moshën mbi 18 vjeç e lart dhe pritet që javën e parë të muajit prill të nisë vaksinimi masiv i popullatës.