Inter mendon për të ardhmen dhe për sulmin ka dalë emri i Luis Muriel. Sipas Gazzetta dello Sport, duket se është sulmuesi kolumbian i Atalanata-s objektivi për të përforcuar repartin sulmues të Antonio Conte-s. Muriel, 18 gola në sezonin e kaluar dhe 16 në këtë aktualin, ka një kontratë me bergamaskët deri në vitin 2023 me 1.8 milionë euro. Për ta marrë në Milano do të duhet një shifër rreth 25-30 milionë euro.

Njerëzit e merkatos së Inter-it, Marotta dhe Ausilio mbi të gjithë, do të duhet të punojnë për shitjet dhe për financat që do të vijnë kryesisht nga tre lojtarë: Joao Mario, Nainggolan dhe Vecino.