Hungaria është vendi i parë evropian që miraton vaksinën Ad5-nCoV të zhvilluar nga CanSino Biologics, pas Meksikës dhe Pakistanit, dhe kohët e fundit gjithashtu i ka dhënë dritën jeshile një vaksine të zhvilluar nga gjigandi farmaceutik kinez Sinopharm.
Sipas rezultateve paraprake të fazës më të përparuar të testeve klinike, efikasiteti i serumit me dozë të vetme kundër rasteve simptomatike është 65.28%, pas 28 ditësh nga administrimi, dhe 68.83% në 14 ditë nga administrimi, ndërsa për raste të rënda, vaksina raportuan efikasitet prej 90.98% dhe 95.47% përkatësisht në 28 dhe 14 ditë pas inokulimit.