Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2794 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 472 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 28 raste në Shkodër, Fier, 27 raste në Durrës, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Korçë, Kukës, 13 raste në Kurbin, Lezhë, Berat, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Devoll, Mirditë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Peqin, 5 raste në Kamëz, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Mallakastër, Prrenjas, 3 raste në Tropojë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, Këlcyrë, 2 raste në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, 1 rast në Has, Bulqizë, Memaliaj, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 567 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,760 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 340 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 67-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (25 Mars 2021) Raste të reja ditore 472 Të shëruar në 24 orë 567 Të shtruar në spitale 340
Humbje jete në 24 orë 13 Testime ditore 2794 Testime totale 542,232 Raste pozitive 122,767 Raste të shëruara 87,760 Raste Aktive 32,823 Humbje jete 2184

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 22507 Fier 2602 Durrës 1419 Vlorë 1289 Shkodër 1214 Gjirokastër 123 Korçë 757 Lezhë 569 Elbasan 429 Kukës 352 Dibër 324 Berat 123