Qeveria polake njoftoi sot hapjen në vijim të spitaleve shtesë të urgjencës për përballimin e përshpejtimit shumë të madh të rasteve COVID-19.

Ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski, fajësoi variantin britanik për hovin e rasteve, duke thënë se “varianti më ngjitës i COVID-19 ishte përgjegjës për rreth 60 deri në 80 % të të gjitha rasteve të reja”. Në planin afatgjatë, numri i shtretërve spitalorë për pacientët COVID-19 pritet të dyfishohet, sipas qeverisë.

Për momentin, autoritetet thonë se më shumë se 23 000 pacientë Covid po trajtohen në spital. Prej tyre, më shumë se 2 300 kanë nevojë për ventilator. Masat më të ashpra antiCOVID-19 hynë në fuqi sot në vend.