Sipas vendimit të qeverisë greke që u publikua në faqen zyrtare të Ministrisë së Emigracionit, shtyhet vlefshmëria e lejeve të qëndrimit dhe të vërtetimeve blu deri më datë 31 Dhjetor 2021.
Ky vendim është i vlefshëm për kategoritë e mëposhtme. Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduara nga data 1.1.2020 deri më 31.07.2020 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtuar deri më 31.03.2021
Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.08.2020 ose skadojnë deri më 31.03.2021 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtyhet, për 8 muaj nga data e skadimit
Për leje qëndrimi që skadojnë nga data 1.04.2021 deri 30.12.2021.
Autoritet greke sqarojnë se për kalimin e emigrantëve të pajisur me vërtetime blu drejtë Shqipërisë dhe anasjelltas,nevojitet edhe plotësimi i formularit të posaçëm në ambasadën ose konsullatat greke në vendin tonë.
Greqia ka shtyrë deri në 5 prill kufizimet e lëvizjes me vendet jo anëtare të BE,dhe me gjasa do ti zgjasë sërish këto kufizime deri në mesin e majit,periudhë në të cilën parashikohet edhe nisja e sezonit turistik në vend.