Lulzim Basha ishte sot në Durrës, për të prezantuar premtimet e tij për gratë. Por, njëlloj si dje ku hipi mbi makinë në Kavajë me dhjetra persona që ai i paraqiti sikur kanë dalë spontanisht në miting në kohë pandemie, ka vepruar edhe sot. Takimi që Basha e prezantoi si spontan, në fakt ishte i organizuar nga kandidati i PD në Durrës, Ferdinant Xhaferraj.

Këtë e konfirmon mesazhi i mëposhtëm, ku duket qartë se si Xhaferraj i cili lajmëron ardhjen e Bashës djhe të gjithë intinerarin e tij. Dukshëm, nuk kemi të bëjmë me mitingje spontane, por me mitingje të organizuara nga Basha edhe pse jemi në mes të një pandemie dhe nuk lejohen organizime elektorale./Lexo.al