Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste tek lagjjia 1 Maj, në një prononcim për gazetarët tha se në qytetin e Fierit kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Pa përmendur emra, Doko tha se kjo është një dëshmi e qartë se asaj se çfarë ofrojnë forcat e tjera politike.
‘Dëshmi e qartë e asaj se çfarë ofrojnë këto forca. Qyteti i Fierit kërkon paqe sinqeritet dhe bashkëpunim ne jemi qytetar dhe kërkojmë që të afrohemi drejt Europës.
PS është parti që kërkon presporitet dhe zhvillim, ne jemi popull ku duhet të votojmë me qetësi dhe të afrojmë tolerancën. Kjo që ka ndodhur sot tregon se këto forca kërkojnë destabilizim, ne nuk i vendosim dot emra se kush forca atë e zbaton ligji dhe e zgjidh ligji. Por që nuk ka ndodhur në qytetin e Fierit të goditen shtabet.
Kjo është një lojë e atyre që kërkojnë të çorodisin dhe të shkëpusin vëmendje. Nuk na vjen fare mirë që shtabet elektorale goditen.’- tha Doko.