Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, drejtoi mbledhjen e rradhës së Këshillit të Investimeve, fokusi i së cilës ishte “Inovacioni në sipërmarrje, si një sfidë për rritjen e konkurrueshmërisë dhe nxitës i rritjes ekonomike” .
Kushtet e vështira të ekonomisë globale të ndikuara nga pandemia covid 19, nuk lanë jashtë edhe ekonominë shqiptare dhe biznesin, i cili u gjend në një sfidë ndaj kohës, shpejtësisë dhe reagimit në “përqafimin” dhe integrimin e inovacionit ne sipërmarje.
Gjatë fjalës së saj Ministrja Denaj, nënvizoi , se viti 2020 na ka dëshmuar më shumë se kurrë rëndësinë e një dialogu të ndërtuar mbi baza të shëndosha mes institucioneve dhe sektorit privat.
“Së fundmi, së bashku me Kryeministrin Rama, kemi prezantuar disa nga shtyllat kryesore të programit ekonomik, ku spikat padyshim vëmendja e shtuar në fushën e inovacionit, tha Denaj, duke shtuar, se mirëpres këtë angazhim të Këshillit të Investimeve në drejtim te pershpejtimin te axhendes ne fushën e Inovacionit dhe Start-up”.
Ministrja shprehu angazhimin e qeverisë që gjatë viteve të fundit ka qënë në disa dimensione, duke siguruar mbështetjen përmes politikave fiskale për sektorin me një Tatim mbi Fitimin të reduktuar në 5% dhe angazhimin edhe në kuadër të Programit të Reformave Ekonomike 2021 -2023 me hapa dhe buxhetim për sektorin.
Gjatë vitit 2021, ministrja renditi planet konkrete në këtë drejtim si, zbatimi i strategjisë së broadband, prezantimi i integrimit të incentivave për inovacionin në fondet e AZHBR, përgatitjen e strategjisë së re të zhvillimit të investimeve dhe bizneseve; si dhe hapin e fundit për miratimin e Ligjit për Start Up-et inovative.
Ministrja vuri në dukje disa nga masat tashmë të prezantuara nga Qeveria për të ardhmen e afërt në mbështetje të sipërmarrjes inovative dhe inovacionit në sipërmarrje të cilat janë :
-Krijimi i programeve “Inovacion dhe ekselencë në manifakturë” dhe “Inovacion dhe ekselencë në IT” për trajnime në inovacion, dizajn, marketing, kërkim dhe zhvillim nëpërmjet mbulimit të kostove të trajnimit 100%.
– Kostot do të rimbursohen 50% direkt dhe 50% si 2-fish i tatimit të zbritshëm ndaj shoqërive ku është i punësuar përfituesi.
– Mbështetje për transformimin e proceseve të prodhimit nëpërmjet investimeve në teknologji të rë, me një mundësi për amortizim të përshpejtuar me dy herë. Kjo do të lehtësojë barrën tatimore dhe kompanitë do të rrisin likuiditetet.
– Krijimi i instrumentit të garancisë për kreditim në IT prej 50 milionë Euro
– Krijimi i instrumentit të garancisë prej 50 milionë eurosh për manifakturën për të përballuar kostot e ndërrimit dhe kalimit në linja prodhimi të reja.
– Do të vijojmë të nxisim sipërmarrjet e te rinjve. Fondi i mbështetjes për sipërmarrjet e reja start-up do të 5-fishohet.
Këshilli i Investimeve zhvilloi një studim të përditësuar në periudhën Shkurt
– Mars 2021, ku përvec konsultimeve me përfaqesues të rëndësishëm të ekosistemit të inovacionit, përfshiu edhe një anketë me 75 biznese me fokus sfidat e ekosistemit, të Inovacionit në sipermarrje dhe aksesin në financim. Rekomandime e Këshillit do të konsiderohen në procesin e përgatitjes së strategjisë së biznesit për vitet e ardhshme.
Sipas këtij studimi, kompanitë (72%) deklarojnë se i kushtojnë vëmendje të lartë zhvillimit dhe futjes së Inovacionit në kompanitë e tyre dhe se (86%) janë për bashkëpunim me sektorin akademik duke e konsideruar mesatarisht ose shumë i nevojshëm.
Shqipëria renditet e 83-ta në Indeksin Global të Inovacionit, krahasuar me 131 ekonomi botërore, ndërkohë që sipas raportit të StartupBlink 2020, Shqipëria lëvizi 13 vende më lart në renditje, ndërsa vetëm Tirana me një rritje prej 53 vende krahasuar me 2019. Në mbledhjen e KI morën pjesë përfaqësues të institucione të ndryshme, donatorëve, universiteteve, ekspertë të pavarur dhe biznese të sektorëve të ndryshëm.