Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 06ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 14°C. Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.