Partia Demokratike ditën e sotme ka çelur fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, ku qindra dhe mijëra simpatizantë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza”.

Simpatizantët demokratë ishin njoftuar se hapja e fushatës do të ishte në orën 17:00, por u është dashur të presin rreth 1 orë deri sa në shesh të mbërrinte kryedemokrati Lulzim Basha.

Por Basha e ka patur një arsye për vonesën e tij, pasi organizatorët kanë dashur që të bjerë errësira, në mënyrë që pamja e monitorëve pas podiumit të ishte më e qartë si edhe fjalimi i Bashës në pronter të ishte më i qartë dhe të shmangeshin gafat e zakonshme të kryedemokratit.