Në listën e kandidatëve të PD-së për Qarkun Dibër, Lulzim Basha dërgoi në KQZ 9 emra, nga 6 që lejon ligji. Numri 8 është kryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Mat. E renditur në fund të listës e cila mban vulën e PD dhe firmën e Lulzim Bashës, ajo nuk do të jetë përfaqësuese e PD, por e Lëvizjes së Legalitetit.

Ky dokument fakton se ky është një skandal me listen e qarkut Dibër. Pra Basha firmos e vulos për subjektet e tjera politike. Ka shkelur ligjin, duke firmosur ne emer te nje partie tjeter politike, e cila eshte e regjistruar ne gjykate me siglen, programin dhe kryetarin e saj!