Jo të gjithë shenjat e horoskopit ashtu si dhe vetë njerëzit, nuk janë të njejtë. Astrologët kanë veçuar 5 shenja horoskopi që e kanë të vështirë të dashurohen. Sipas tyre lista kryesohet nga Binjakët. E ka të vështirë të dashurojë, por nëse e merr atë hap, dashuron në 360 gradë. Nuk ekzistojnë të mesme për Binjakët, dashurojnë pothuajse në mënyrë ‘obsesive’. Prandaj tregojnë shumë kujdes kur i përkushtohen një dashurie. Vuajnë nga ajo dhe shpesh zhgënjehen.

E dyta është Virgjëresha. Kjo shenjë është jashtëzakonisht racionale që nuk i dorëzohet lehtësisht dashurisë. I duhet shumë kohë që të hapet me të tjerët dhe të pranojë ndjenjat, edhe me vetveten.

Akrepi gjithashtu. E ka të vështirë ti dorëzohet dashurisë, sepse nuk u beson lehtë të tjerëve dhe është gjithmonë plot dyshime dhe paranoja. Shigjetari është në fakt një shenjë që përfaqëson lirinë dhe dëshirën për aventura, për gjëra të reja. Nuk është e lehtë që Shigjetari të impenjohet në një marrëdhënie, edhe pse pa dyshim që nuk është e pamdunur. Një Shigjetar i dashuruar është sigurisht një thesar.

I fundit në listë është shenja e Ujorit. Edhe Ujori e do lirinë. I do ndryshimet dhe revolucionet, si dhe ka gjithmonë nevojë për stimuj të rinj.