Afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare të bizneseve për vitin 2020 është data 31 mars 2021. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se forma e pasqyrave financiare dhe anekseve shpjeguese do të jetë e njëjtë me atë që dorëzohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), konkretisht:
Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali); Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve; Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-floë); Aneksi për shpjegimet shpjeguese.
Njoftim mbi dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin fiskal 2020
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve, në zbatim të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave nr.5, datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, VKM-së Nr. 922 datë 29.12.2014 “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”, si dhe kërkesave të ligjit Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, se brenda datës 31 Mars 2021, duhet të dorëzojnë Deklaratën e pagesës së tatimit mbi fitimin dhe pasqyrave financiare për vitin 2020.
Formulari i Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin, i plotësuar në përputhje me shënimet shpjeguese të pasyrave financiare, dorëzohen në e-filing, llogarinë e deklarimit elektronik të çdo tatimpaguesi. Gjithashtu, në e-filing, në menunë Kontabilitet – Bilanci Vjetor, dorëzohen edhe Pasqyrat financiare dhe anekset përkatëse. Forma e pasqyrave financiare dhe anekseve shpjeguese, do të jetë e njëjtë me atë që dorëzohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), konkretisht:
Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali);
Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve; Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-floë);
Aneksi për shpjegimet shpjeguese. Dokumentacioni shtesë, i kërkuar në bazë të Ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, neni 60, dhe të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave Nr.5, datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:
Kontrata e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin; Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2020 (analitik);
Inventari i mjeteve të transportit në pronësi; Pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa).
Formati elektronik i kërkuar:
Pasqyrat financiare (pasqyrat e aktivit, pasivit dhe kapitalit), pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-floë), pasqyra e aktiveve afatgjata material, në version PDF (të skanuara) dhe në version Excel. Pasqyrat financiare të dorëzuara në version PDF (të skanuara) detyrimisht duhet të jenë të nënshkruara dhe vulosura nga administratori i shoqërisë. Aneksi për shpjegimet sqaruese, raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë, kontratat e qerasë për ambientet e marra me qira dhe vërtetimi i pronësisë për objektet në pronësi, vetëm në version PDF (të skanuara).
Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2020 (analitik), inventari i mjeteve të transportit në pronësi dhe pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa), në formatin excel, por me kushtin që version i deklaruar të jetë i pandryshueshëm. Gjatë dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit 2020, mbështetur në Ligjin 25/2018 datë 10.05.2018 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” neni 3, pika 18, në menunë Kontabiliteti – Bilanci vjetor, ju duhet të deklaroni edhe infomacionin e kërkuar, në lidhje me: Hartuesin i pasqyrave finaciare (bilanc), ekonomistin e punësuar, kontabilistin e miratuar të liçensuar ose shoqëria e kontabiliteti që ofron shërbimin e kontabilitetit.
Administratori i shoqërisë si dhe numri i tij i kontaktit;
Rubrikën e të ardhurave. Formatet e pasqyrave financiare dhe dokumentave shtesë janë si më poshtë: Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte.xlsx Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte.xlsx Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.xlsx Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.xlsx Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyres.xlsx Pasqyra e pozicionit financiar.xlsx Formati per Pasuri te Luajtshme (Makina).xlsx Formati per Pasuri te Paluajtshme (Ndertesa).xlsx
Për çdo pyetje, paqartësi apo informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit pranë çdo Drejtorie Rajonale, si dhe Qendrën e Thirrjeve në numrin e gjelbër, pa pagesë, 0800 0002.