Drejtoria e Spitalit ‘Mbretëresha Geraldinë’ sqaron të gjithë qytetarët se fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për stafin e atjeshëm mjekësor, por së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe të porsalindurit.

Gjithashtu bëhet me dije se projekti i rikonstruksionit dhe zgjerimit të spitalit , ruan autenticitetin e godinës historike dhe rindërtohet e zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti.

Më tej stafi bën me dije se pjesa e shembur që do të ndërtohet nga themelet ishte jashtë funksionit që prej tërmetit të shtatorit, e shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, sepse nuk kishte siguri për shkak të dëmtimeve dhe ishte e rrezikshme për të punuar dhe për të mbajtur aty nënat dhe të porsalindurit.

Njoftimi i plotë:

“Fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne si staf mjekësor, por së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe të porsalindurit.
Projekti i rikonstruksionit dhe zgjerimit të spitalit tonë, ruan autenticitetin e godinës historike dhe rindërtohet e zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti.
Sqarojmë se, pjesa e shembur që do të ndërtohet nga themelet ishte jashtë funksionit që prej tërmetit të shtatorit, e shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, sepse nuk kishte siguri për shkak të dëmtimeve dhe ishte e rrezikshme për të punuar dhe për të mbajtur aty nënat dhe të porsalindurit.
Ndërsa godina kryesore do rehabilitohet, do të ruhet fasada dhe gjithë elementet historike.
Ky është një projekt i shumëpritur për ne si staf mjekësor, pasi do të sigurojë kushte dinjitoze për nënat e reja dhe fëmijët që vijnë në jetë në maternitetin tonë.”

– Drejtoria e Spitalit “Mbretëresha Geraldinë”

#SUOGJMBRETËRESHAGERALDINË
#NëShërbimTëJetës #MeCilësinëMëTëMirë
#RindërtimiiMaternitetit #Shëndetësia