Çdo shenjë mendohet të ketë ndarkesë “pozitive” ose “negative” për energjinë e saj, të cilat përshkruhen edhe si aktive dhe receptive/pranuese. Më parë, dy dualitetet njiheshin kryesisht si energji “mashkullore” dhe “femërore”, por sot ky term nuk po përdoret më. Duhet theksuar se në këtë rast përdorimi i termit “negativ”, nuk ka konotacion të keq, ashtu sikurse edhe përdorimi i termave mashkull-femër, nuk tenton të jetë diskriminues.

Shenjat aktive kanë tendencë të jenë më të përqendruara në veprime dhe mendime, ndërsa shenjat pranuese janë më të përqendruara në botën e brendshme të emocioneve dhe përvojave të tyre shqisore.

Shenjat aktive të horoskopit janë: Dashi, Binjakët, Luani, Peshorja, Shigjetari dhe Ujori.

Shenjat pranuese janë: Demi, Gaforrja, Virgjëresha, Akrepi, Bricjapi dhe Peshqit.